LAJMI I FUNDIT:

Miratohet vendimi për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Miratohet vendimi për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Kraniqi, ka njoftuar se sot qeveria e Kosovës, ka miratuar propozimin që të bëhet kompensimi i pjesshëm i dëmeve të shkaktuara në bujqësi gjatë muajit janar nga vërshimet dhe erërat e forta.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua propozimi im që të bëhet kompensimi i pjesshëm i dëmeve të shkaktuara në bujqësi gjatë muajit janar nga vërshimet dhe erërat e forta. Vlera totale për kompensim për 11 komunat ku ka pasur dëme është rreth 160 mijë euro. Ato komuna janë: Malisheva, Suhareka, Rahoveci,
Lipjani, Prizreni, Gjakova, Shtimja, Skenderaj, Ranillugu, Mitrovica dhe Drenasi. Unë jam i lumtur më këtë vendim që ju del në ndihmë direkte fermerëve tanë.


Po ashtu, pasi të pranojmë raportet finale nga komunat e prekura, do të ndajmë mjete për kompensim të pjesshëm edhe për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga vërshimet e muajit mars”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”. /Telegarfi/