Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë rregulloren e re të punës. E njëjta u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare, megjithëse disa deputetë shfaqën hezitimet e tyre për shkelje kushtetuese. Për këtë arsye, u vendos që në sesionin vjeshtor rregullorja të amendamentohet sërish.
Përmes rregullores së re të Kuvendit, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit, fuqizohet roli i deputetit, bëhet organizimi më i mirë i seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.
“Ky draft nënkupton edhe kompleksin e këtij akti dhe mënyrën e miratimit të tij. Nuk mëtojmë se është drafti ideal, por është më i mirë i mundshëm marrë parasysh të gjithë faktorët që e përcjellin këtë proces”, tha ai.
Përkrahje të njëjtës i dha edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetes, Blerta Deliu-Kodra.
“Si PDK jo vetëm që kemi marrë pjesë në grupin punues, por kontributi i PDK-së gjatë hartimit të rregullores së re ka qenë domethënës. Atë duhet ta trajtojmë si një akt të përhershëm të Kuvendit, pavarësisht pozicioneve tona politike, pozitë-opozitë. Rregullorja nuk është dokument i pozitës dhe as opozitës”, tha ajo.
Rregulloren e re, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e konsideroi si një dokument solid që përmirëson jetën parlamentare.
“Kemi arritur të draftojmë një dokument solid, nuk them që është bërë punë ideale, por do të na ndihmojë që mos të kemi pengesa në realizimin e mandatit tonë si deputetë”, shtoi Selmanaj.
Përkrahje po ashtu ofroi shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
“Miratimi i kësaj rregullore është arritje e demokratizimit të Parlamentit, por njëkohësisht edhe forcimit të një mandati që na ka dhënë populli. Atë të mbikëqyrjes dhe rolit legjislativ dhe mbi të gjitha funksionalizimit të këtij Parlamenti”, tha ai.
Pas qëndrimeve në emër të grupeve parlamentare, deputetja e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, kërkoi që të përfshihet edhe detyrimi për të votuar nga ana e deputetëve.
“Nuk duhet të jetë në diskrecion të deputetit që të zgjedh të votojë ose jo, por deputeti duhet të ketë obligim votimin”, theksoi ajo.
Në linjë të njëjtë u shfaq edhe deputeti i LDK-së, Driton Selamanaj, i cili, tha se të qëndrimi në Kuvend dhe mos marrja pjesë në votim është praktikë e mbrapsht.
“Përkundër që vij nga opozita dhe është instrument i opozitës që ne mos të votojmë dhe pengojmë pozitën, unë kam thënë se duhet të detyrohemi (të votojmë) sepse duhet të ketë karakter emancipues rregullorja. Ta ndalim këtë praktik të mbrapsht që është vendosur në Kuvend. Duhet të pajtohemi të gjithë, me qëndru në Kuvend dhe mos me marrë pjesë në votim është praktikë e mbrapsht. Nëse dëshiron të bllokosh kuorumin lëshoje seancën, por duhet të thënë se kjo praktikë është vendosur sa keni qenë ju në opozitë kryetar”, tha ai.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shprehu dilemat e tij se në një pikë, rregullorja e re e Kuvendit mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Kam një çështje që mund të bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe mund të jetë një lëshim që ka ndodhur. Nëse keni vëmendjen e keni nenin 94 tek mocioni i mosbesimit, këtu me rregulloren e re, me propozimin e 40 deputetëve mund të merret mocion mosbesimi për kryeministrin. Konsideroj se kjo është kundërshtim me nenin 100 të Kushtetutës. Aty parasheh mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe jo kryeministrit”, tha ai.
Vërejtje adresoi edhe deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, madje propozoi që për rregulloren e re të Kuvendit të bëhet edhe një lexim i tretë.
“Prandaj është i nevojshëm edhe një lexim i tretë. Të ndjekej procedura dhe të shmangim kundërshtitë dhe kapërcejmë disa paqartësi”, nënvizoi Shala.
Pas miratimit të rregullores, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare, e njëjta do të vazhdojë nesër me pikat e tjera të rendit të ditës./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj