LAJMI I FUNDIT:

Miratohet rezoluta e propozuar nga Kadaj-Bujupi për “këndin e kurajos”

Miratohet rezoluta e propozuar nga Kadaj-Bujupi për “këndin e kurajos”

Seanca e Kuvendit të Kosovës për gjenocidin serb në Kosovë, nisi me propozimin deputetes Donika Kadaj-Bujupi, për mocion procedural, që në rend dite të futet edhe propozim-rezoluta në lidhje me krijimin e këndit të kurajës, ku tha se për dhunën seksuale të grave.

Ajo shtoi se kanë nevojë për mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe motivim nga të gjithë.


“Propozoj si në vizim, qeveria, presidenca kuvendi të mbështesin me një hapësirë brenda institucioneve ku pasqyrohen punimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë dhunës së fundit seksuale në Kosovë”, tha ajo.

Rezoluta e propozuar ka marrë shumicën dërmuese të votave në Kuvend.

REZOLUTË:

Në lidhje me krijimin e “Këndit të Kurajos”

Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të përdhunimit dhe abuzimit seksual. Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që viktimave t’iu rregullohet statusi edhe përmes ligjit. Komisioni i Qeverisë për pranim dhe verifikim të statusit të viktimave të dhunës seksuale e ka njohur statusin e grave të dhunuara gjatë luftës.

Shumë burra dhe gra u përdhunuan, u torturuan dhe u abuzuan nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit në vend. Shumica e të mbijetuarve hezitojnë dhe shumë syrësh ende nuk kanë treguarr rrëfimet e tyre në lidhje me atë se çfarë u ndodhi gjatë luftës. Ata vazhdojnë të vuajnë në heshtje.

Vasfije Krasniqi Goodman është një prej mbijetuesvetë dhunës seksuale nga lufta e fundit e cilaka treguar publikisht historinë e saj pa e fshehur identitetin. Ajoka marrrë mbi supe detyrën sublime për të fuqizuar viktimat e rasteve të tilla përmes tragjedisëpersonale. Znj.Goodman së fundmi është paraqitur edhe në Kongresin Amerikan ku ka rrëfyer ngjarjen e saj përballë kongresitëve e gjithë botës.

Kjo kategori e njerëzve ka nevojë për mbështetjen e të gjithë qytetarëve dhe simdomos për inkurajim edhe më të madh institucional. Si rrrjedhojë e kësaj, propozoj si vijon:

Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës të mbështesin një hapësirë brenda institucioneve ku pasqyrohen punimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999. Këto punime dore do të mundësohen nga Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave – Drenas (QPDG). Hapësira e dedikuar për ekspozimin e punimeve artizanale të quhet “Këndi i Kurajos”.
Punimet e prodhuara nga viktimat e dhunës seksuale të ekspozohen në sa më shumë hapësira të institucioneve tona. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve ndihmojnë ekonominë familjare të kësaj kategorie ndërsa ekspozimi i punimeve është treguesi më i mirë i tmerrit që ata kanë përjetuar.
Kjo rezolutë të hyjë në fuqi në ditën e miratimit të saj dhe e njëjta të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/