Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit 2018-2020, për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar sqaroj se zbatimi i Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike, ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe bizneseve qe të punojë në interes të tyre.
Ministri Yagcilar më tutje deklaroj se pritet të punohet në reduktimin e barrierave procedurale dhe administrative, ulje të kostos dhe reduktim të kohës së shpenzuar gjatë marrjes së shërbimeve publike-administrative nga ana e qytetarëve.
“Qytetarët do të kenë mundësi që gjatë marrjes së shërbimeve publike administrative të shfrytëzojnë mundësitë e teknologjisë informative e përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara. Draft-Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020 përqendrohet në arritjen e rezultateve të synuara në fushën e shërbimit civil (menaxhimin e burimeve njerëzore), shërbimeve publike administrative dhe procedurave administrative dhe llogaridhënies dhe organizimit të administratës shtetërore”, ka thënë ministri, Yagcilar .
Ndwrkaq, draft-Plani i Veprimit është prezantuar edhe në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike të mbajtur më datë 19 prill 2018. Finalizimi i Planit të Veprimit është pasuar nga procesi i konsultimit publik në pajtim të plotë me Rregulloren Nr. 05/2016 për konsultimet publike.
Ndryshe, zbatimi i prioriteteve te reformës së administratës publike të përcaktuara me këtë plan është parakusht për përfitimin e përkrahjes buxhetore sektoriale nga ana e Komisionit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit