Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar në parim Projektligjin për punimet nga Metalet e Çmuara.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se me këtë Ligj, artarëve do t’u mundësohen standarde të larta të punës, por edhe do të shtohet siguria e tyre.

“Do të plotësohen kushtet për cilësi në standardin IZO. Masat ndëshkimore të përmendura brenda saj janë në kuadër të Ligjit për Kundërvajtje. Artarët tanë kanë sfidën e sigurisë. Sepse kanë rreziqe të mëdha, kjo nuk rregullohet me ligjin për metale të çmuara, por kjo është rrezik për neve. Do të shikojmë se si të mundemi të rregullojmë”, theksoi Hajdari.

Komisioni do të mbajë mbledhje sërish në orën 13:00 me përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit. /KP/