LAJMI I FUNDIT:

Miratohet në parim Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur

Miratohet në parim Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur

Është miratuar në lexim të parë, në parim, Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur, i hartuar  nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes tij janë adresuar pengesat të hasura gjatë zbatimit të kodit ekzistues si dhe janë paraparë disa dispozita të reja, të cilat legjislacionin e kësaj fushe e avancojnë në masë të konsiderueshme, bën të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media.


Sipas njoftimit, disa nga çështjet më të rëndësishme të Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur janë: zgjerimi i numrit të parimeve garantuese dhe mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve si dhe është paraparë një kapitull i veçantë  i cili i rregullon masat e ndihmës dhe të mbrojtjes për fëmijët si kryes të veprave penale nën përgjegjësinë penale, për fëmijët nën  moshën 14 vjet, theksoi Ministrja Hoxha në ekspozenë e dedikuar këtij projektligji.

“Finalizimi i këtij drafti është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë me përkrahjen e UNICEF-it, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së. Po ashtu, është bërë edhe vlerësimi financiar”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori