Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar amendamentin të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që mundëson rialokimin e 1.5 milion eurove për projektin e ndërrimit të filtrave për termocentralin “Kosova B”.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi prezantoi Marrëveshjen derisa tha se është shumë e rëndësishme që e njëjta të hyjë në fuqi sa më shpejt në mënyrë që të rialokohen mjetet.
“Qëllimi i këtij amandamenti është që të mundësohet një rialokim i shumës së kursimeve prej 1.5 milion eurosh brenda projektit të ndërrimit të filtrave të termocentralit ‘Kosova B’ dhe përmes këtij rialokimi të mundësohet që të sigurojmë bazën ligjore për kontraktimin e kësaj shume të projektit dhe atë brenda afatit kontraktual”, tha Bislimi.
Numri dy i qeverisë tha se e vetmja mënyrë për të bërë këtë kontraktim është nënshkrimi i marrëveshjes.
“E vetmja mënyrë që ta bëjmë këtë kontraktim brenda kornizës ligjore dhe brenda afateve është që të nënshkruajmë këtë marrëveshje. Zyra e BE-së si autoriteti kontraktues në këtë rast do t’i rialokojë mjetet e parapara në pajtim me rregullat e përcaktuara nga BE përmes IPA programit dhe në pajtim me marrëveshjen kornizë që e kemi. Është shumë me rëndësi që kjo marrëveshje të hyjnë në fuqi sa më parë në mënyrë që shuma prej 1.5 milionë euro të mund të kontraktohen brenda afatit, përndryshe këto mjete duhet të kthehen mbrapa në buxhetin e BE-së. Afati i fundit për kontraktim është tetori i vitit 2022”, shtoi ai.
Komisioni miratoi edhe Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligjin për Punimet nga Metalet e Çmuara, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE