LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kërkesa e republikanëve, disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin

Miratohet kërkesa e republikanëve, disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin
MILWAUKEE, WISCONSIN - NOVEMBER 04: Election officials count absentee ballots on November 04, 2020 in Milwaukee, Wisconsin. Wisconsin requires election officials to wait to begin counting absentee ballots until after polls open on election day. The Milwaukee count was finished about 3AM. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Komisioni Zgjedhor i Wisconsinit ka urdhëruar zyrtarisht një rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale pasi mori një pagesë prej tre milionë dollarësh nga fushata e Donald Trump.

Urdhri i komisionit kërkon që qarqet e Danet dhe Milwaukeet të mblidhen deri në orën 9 të mëngjesit së ditës së shtunë dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 Dhjetor, raporton cnn.


Fushata e presidentit aktual paraqiti një ankesë të mërkurën duke kërkuar rinumërimin e votave. Këto dy qarqe janë bastione demokrate, shtëpi e shumë votues me ngjyrë.

Trump paguan tre milionë dollarë për rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin
Lexo po ashtu Trump paguan tre milionë dollarë për rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin

CNN parashikoi se presidenti i zgjedhur, Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsinit. Ai aktualisht është përpara Trumpit me më shumë se 20 mijë vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se vështirë që mund të ketë përmbysje të rezultateve.

Anëtarët republikanë të komisionit akuzuan zyrtarët demokratë në të dy qarqet se po përpiqen të përdorin udhëzimet e sigurisë së coronavirusit si një justifikim që t’ia vështirësojnë punën fushatës së Trumpit për të vëzhguar procedurat e rinumërimit. /Telegrafi/