LAJMI I FUNDIT:

Miratohet fletëvotimi, në listë 15 parti të regjistruara në zgjedhje

Miratohet fletëvotimi, në listë 15 parti të regjistruara në zgjedhje

Opozita zyrtarisht nuk ka më kohë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit, afat të cilin kryeministri Edi Rama e kishtë lënë si një derë hapur për t’u bërë pjesë e garës.

Pas shumë debatesh, KQZ miratoi përbërjen e fletës së votimit, në vetëm një faqe. Në fletën e votimit, në renditjen e partive të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme, PS renditet e fundit, numri 15 dhe pranë saj me numrin 14 është përzgjedhur sipas shortit të hedhur në KQZ, LSI.


Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, për të vijuar më pas me partitë e tjera të regjistruara. Për 3 anëtarë të KQZ, votimi për fletën e votimit është në kundërshtrim të hapur me Kodin Zgjedhor pasi shkel të drejtën e secilës prej 15 partive të regjistruara të bëjnë ankimim në Kolegj Zgjedhor.

“Shkelët cdo mundësi për zgjedhje të lira, shkelët afatet ligjore. Rendi i ditës mesa po kuptojmë qenka i porositur. E kthyet KQZ në funksion të interesave publike”, tha Vera Shtjefni.

“Vendimi i sotëm nuk i lë të drejtë asnjërës prej partive të bëjë ankimim. Morrët një vendim njësoj si në 2013”, tha Gëzim Veleshnja.

“Unë jam ai që e kam thënë që këto zgjedhje skanë për të qënë më të mira se ato që kemi bërë më parë. Ky process ndoshta do të mbahet mend si më problematiku ndonjëherë. Mungesa e PD cënoi procesin në aspektin më substancial të tij, që këto zgjedhje të jenë gjithëpërfshirëse. Por kjo është përtej meje dhe KQZ”, u shpreh kryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ lajmëroi se vendimmarjen e sotme do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor sepse sipas tij, ky institucion po paracakton fatin e zgjedhjeve. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori