LAJMI I FUNDIT:

Miq dhe armiq, Meta e Berisha në një romancë të vështirë politike

Miq dhe armiq, Meta e Berisha në një romancë të vështirë politike

Sot në një aleancë opozitare për të rrëzuar qeverinë Rama, por dikur marrëdhëniet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk kanë qenë fort të mira.

Në kohën kur ilir Meta mbante postin e kryeministrit të vendit, akuzat e Sali Berishës ndaj tij kanë qenë shumë të forta, nga trafikant fëmijësh e deri tek hajdut i thesarit të shtetit.


“Nëse ndokush mendon t’u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të lajë duart si Pons Pilati gabon shumë rëndë. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, pati deklaruar Berisha në 2000.

Akuza të ndërsjella që shpeshtoheshin e ashpërsoheshin me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2000.

“Jam këtu që t’i them të paburrit, që t’i them super mashtruesit Sali Berisha, që t’i them këtij spurdhjaku që nuk më ndalon dot të shkoj në Tropojë e të bisedoj me tropojanët”, deklaroi Meta në të njëjtin vit.

Por mes marrëdhënieve që herë ishin të tensionuara e herë dukej se gjenin një kompromis të heshtur për të mos folur e akuzuar më shumë njëri tjetrin, debatet politike u duk se morën rrugë, pas një ftese për koalicion nga ana e Sali Berishës në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-tës.

“Për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re”, thoshte Berisha në vitin 2009.

“Me përgjegjësi historike dhe atdhetare e pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues zotit Sali Berisha”, ishte përgjigjja e Metës.

“Martesa” politike mes tyre zgjati deri në 2013, kur Ilir Meta si kryetar I LSI, dakordëson një tjetër marrëveshje koalicioni për të vijuar bashkëqeverisjen, por këtë herë me Partinë Socialiste.

“Duke u deklaruar si forcë politike në opozitë, do të punojmë për realizimin dhe konkretizimin e një marrëveshje parimore me Partinë Socialiste”, deklaronte Meta në 2013.

“Le të vazhdojmë ne drejt mandatit të sigurt, drejt mandatit të tretë. T’ju lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pash poshtë”, ishte përgjigjja e Berishës.

Krisja e marrëdhënieve mes tij dhe Sali Berishës arriti kulmin në 2015-tën, kohë kur Meta mbante postin e kryetarit të parlamentit. përplasje që nuk la jashtë akuzave as familjarët e tyre.

Debati në Parlament në 2015

Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. Ti e di shumë mirë, edhe me the “Shiko ca më ka bërë ky budallai”

Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës

Meta: Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap.

Por fushata anti-Meta uli ritmet para zgjedhjeve parlamentare të 2017-tës. Një vit më pas, PD-LSI, udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u bashkuan në opozitë kundër PS në pushtet, bashkim i cili afroi sërish Metën dhe Berishën.

Sinjalet se raporti mes tyre po shkonte drejt paqes politike u dhanë me 2 mars 2020, kur Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Meta në oborrin e Presidencës me qëllim për të rrëzuar qeverinë Rama.

Një miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit, e cilësonte Berisha në 2020.

Humbja në zgjedhjet e 25 prillit dhe përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike bënë sërish bashkë Ilir Metën dhe Sali Berishën në një aksion të përbashkët opozitar.

“Zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thënë që është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet dhe aq më demokratik bëhet”, thoshte Meta në 2021.

Shumë të mira dhe në sintoni në plotë, i cilësonte Berisha për marrëdhëniet me Metën.

E megjithëse zyrtarisht vijojnë të konfirmojnë aleancën mes tyre, nuk ka ende një koordinim opozitar mes dy partive, ashtu siç ishte paralajmëruar me vrull gjatë muajve të verës.

Palët deri më tani kanë vijuar aksionin opozitar më vete, ndërkohë që pritej publikimi i një date proteste të përbashkët./euronewsa/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori