Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur i emocionuar me përfundimin e mandatit.
Ai gjatë një takimi lamtumirës ka treguar se përgjatë shërbimit dhjetëvjeçar në Kosovë nuk është trajtuar si diplomat, por si kosovar.
“Kur erdha në Prishtinë dhjetë vjet më parë me statusin e diplomatit nisa të njihem me Kosovën përmes takimeve protokollare. Jam ambasador i Shqipërisë në çdo derë hapi, jo për mua, por për Shqipërinë, një nder i madh, një emocion i pa përshkruar në çdo takim, në çdo kontakt. Flisja shqip, dëgjoja shqip, mendonim shqip, këndonim shqip. Ato që i kisha mësuar në shkollë i kisha lexuar për shqiptarët e Kosovës, shumë shpejt u tretën dhe buzëqeshja e njerëzve në shtrëngim të duarve, me përqafimet e ngrohta, me një dashuri që asnjë libër dhe histori që nuk mund ta përcjellë dot. Vërtet jam njeri me shumë fat që pata mundësinë jo thjesht të punoja këtu, por pjesën më të bukur të jetës sime”, ka thënë Minxhozi.
Diplomati shqiptar me mandatin më të gjatë në Kosovë tha se Kosova është vend demokratik modern dhe me prosperitet në rritje, dhe se gjatë mandatit të tij ai është përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme si diplomat.
“Jam përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme. Kam bashkëpunuar me gjithë spektrin politik dhe shoqëror për të rritur e forcuar bashkëpunimin midis dy anëve të kombit shqiptar. Kosova ka ndryshuar dhe ka përparuar shumë dhe kam bindjen e plotë se ndër vite ajo do të bëhet edhe më e bukur, më e zhvilluar dhe më e fortë”, ka thënë Minxhozi.
Për më tepër diplomati Minxhozi tha se në Kosovë po lë shumë miq, të cilët nuk do t’i harrojë edhe pas largimit të tij nga detyra dhe se do të mbetet miku i tyre i përherë.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i cili Minxhozin e ka quajtur mik të madh të Kosovës.
“Jemi sot këtu për ta përshëndetur mikun tonë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi për përfundimin e përfaqësimit të shkëlqyer të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 9 vjet në vendin tonë në vendin e tij, për mua si një ndjekës i politikës sonë kombëtare raportet diplomatike Kosovë- Shqipëri në koncept duken paradoksale duke qenë se Republika e Shqipërisë dhe Shqipëria nuk janë në regjistrin diplomatik për ne dhe Shqipëria nuk është e jashtme për Republikën e Kosovës. Në këtë frymë ka qenë edhe roli i ambasadorit Minxhozi, sepse ai gjatë këtyre 9 viteve e ka përfaqësuar edhe Shqipërinë, por edhe Kosovën”, ka thënë Konjufca.
Në këtë takim lamtumirës, Rexhë Byberi, kryetari i bashkisë së Tropojës i ka akorduar ambasadorit Minxhozi mirënjohjen e Tropojës për nder të kontributit të çmuar në jetësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe bashkisë Tropojë, si dhe i ka ndarë titullin qytetar nderi i Tropojës.
Ndryshe, në vend të Minxhozit ambasador i Shqipërisë në Prishtinë është emëruar Petrit Malaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe