Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë një udhëzim administrativ sa i përket veprimtarisë së qiradhënies së automjeteve.
Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se tashmë do të jenë disa kritere rreth dhënies së veturave me qira, transmeton Telegrafi.
“Për herë të parë në Republikën e Kosovës, përcaktohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e qiradhënies së automjeteve. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi sot udhëzimin administrativ për shoqëritë tregtare me të cilin përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimeve të automjeteve me qira (rent-a-car)”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.
Poashtu, me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.
Gjithashtu operatorët obligohen të kenë së paku 10 (dhjetë) automjete të përshtatshme për vozitje.
Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe do të mbikëqyret nga Inspektorati i Tregut, në kuadër të MINT./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit