LAJMI I FUNDIT:

Minoski: Problemin me papunësinë e zgjedhim në mënyrë sistemore dhe afatgjate

Minoski: Problemin me papunësinë e zgjedhim në mënyrë sistemore dhe afatgjate

Maqedonia për momentin ka nivel më të ulët të papunësisë ndërsa qëllimi i Qeverisë është zvogëlimi i papunësisë deri në 22 për qind, ka deklaruar ministri i financave Kiril Minoski në një intervistë për Kurir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Prioriteti kryesor i politikave të kësaj Qeverie është krijimi i vendeve të punës, ulja e papunësisë. Nëse përcillen të dhënat historike që janë publikisht të qasshme, mund të shihet se në këtë plan është arritur shumë, është bërë shumë si rezultat i hapjes së vendeve të reja të punës tek investuesit e huaj të drejtpërdrejtë, po ashtu edhe përmes nxitjes së punësimit përmes masave aktive në tregun e punës. Janë të njohura aktivitetet të cilat i ka ndërmarr qeveria në kuadër të fushatës  „Maqedonia punëson“ dhe „Maqedonia punëson 2“. Qëllimi themelor i këtyre masave aktive në thelb është nxitja e punësimit te grupet më të veçanta. Para së gjithash te ato kategori të të papunësuarve të cilët ballafaqohen me problemin e papunësisë afatgjate, si dhe nxitja e punësimit te personat e rinj. Në këtë drejtim si Qeveri jemi duke ndërmarrë masa intensive përmes Ministrisë së financave, Ministrisë për punë dhe politikë sociale si dhe Agjencisë për punësim”, ka thënë mes tjerash Minoski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori