LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, shqyrtohen disa projektligje

Rizvanolli raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, shqyrtohen disa projektligje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Rizvanolli do të raportoj për planin e ME-së për vitin 2021.


Ndërkohë që Komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe Projektligjin për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë, shqyrtimin në parim të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike si dhe do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për vitin 2020.

Komision ky që do të mblidhet në ora 11:00. /Telegrafi/