LAJMI I FUNDIT:

​Ministrja Hykmete Bajrami viziton Doganën e Kosovës

​Ministrja Hykmete Bajrami viziton Doganën e Kosovës

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka vizituar sot Doganën e Kosovës ku është takuar me menaxhmentin e lartë të Doganës, ku u njoftua nga afër me punën dhe vështirësitë me të cilat po përballet Dogana në këtë periudhë të pandemisë, si dhe për mbledhjen e të hyrave doganore për buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se oficerët doganorë duhet të rrisin efikasitetin e punës në luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit, si parakusht për rritjen e të hyrave tatimore doganore.


Ndërsa u.d. drejtori i Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka falënderoi ministren Bajrami për vizitën dhe për përkushtimin e saj për të qenë sa më pranë oficerëve doganorë, si dhe e njoftoi atë me aktivitetet e Doganës, me dinamikën e të hyrave tatimore doganore.

Ministrja Bajrami sot vizitoi edhe pikën doganore në Vërmicë ku u njoftua nga afër me punën e Doganës në këtë pikë, sidomos me qarkullimin e mallrave nga të dyja anët e kufirit.