LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha merr mbështetjen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Ministrja Hoxha merr mbështetjen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka marrë mbështetje të fuqishme nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për reformat e ndërmarra në Ministrinë e Drejtësisë dhe në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Siç njofton Zyra e ministres Hoxha, gjatë vizitës në SHBA, me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar të martën në Washington me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.


“Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bën Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.

Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori