LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin rreth adresimit të krimeve të luftës

Ministrja Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin rreth adresimit të krimeve të luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport me të cilin kanë biseduar rreth adresimit të krimeve të luftës në Kosovë si dhe çështje tjera.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ministrja Haxhiu po ashtu e njoftoi ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


“Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe temës rreth adresimit të krimeve të luftës. Gjithashtu e informoi edhe për koncept dokumentin e votuar në Qeveri i cili është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme, duke e informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij. Dhuna në familje po ashtu si shqetësim qytetarë, e i institucioneve të Republikës së Kosovës ka nisur të trajtohet si prioritet i veçantë, duke shprehë angazhimin për themelimin e Sekretariatit si mekanizëm mbështetës për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ndër të tjerash shefi i OSBE u njoftua edhe më shumë për Kodin e Procedurës Penale dhe Rishikimin Funksional.

“Ministrja shprehu edhe gatishmërinë që sistemi i drejtësisë duhet t’i trajtoj problemet dhe çështjet e komuniteteve jo shumicë, veçanërisht ato të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve. Ajo shfaqi interesimin që institucionet të jenë sa më pranë qytetarëve të Republikës, e pashmangshëm duke përfshirë edhe komunitetet tjera. Ambasadori Davenport shprehi vullnetin për t’i mbështetur veç e veç në prioritetet e vëna e po ashtu në përgjithësi në sfidat që e presin Qeverinë e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehë bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar një progres më të madh në zhvillim të shtetit, institucioneve të Republikës, gjegjësisht përfitimit të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori