LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj falënderon Maldivet për përkrahjen e Kosovës

Ministrja Haradinaj falënderon Maldivet për përkrahjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun nga Republika e Maldiveve, ministrin Abdulla Shahid.

Ajo ka falënderuar homologun nga Maldivet për mbështetjen e Kosovës.


“E falënderova z.Shahid për mbështetjen e tij dhe shtetit të Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen në aspiratat tona për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.

Gjatë kësaj bisede telefonike, ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministri Shahid shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale. /Telegrafi/