LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari takon përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut

Ministrja Hajdari takon përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për t’i parë më për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e kësaj korporate.

Gjatë takimit, ministrja u informua nga sindikalistët për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen punëtorët e KEK-ut, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.


Përfaqësuesit e Sindikatës e njoftuan ministren për punët që po kryhen në vazhdimësi nga punëtorët e KEK-ut, si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Në të njëjtën kohë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre. /Telegrafi/