LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Financave thotë se pagesat e qirasë për biznese dalin gjatë ditëve në vazhdim

Ministrja e Financave thotë se pagesat e qirasë për biznese dalin gjatë ditëve në vazhdim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se në ditët në vijim do të dalin pagesat edhe për qiratë e bizneseve.

Kështu bëri të ditur ajo përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera, ajo njoftoi edhe për ekzekutimin e pagesave për disa kategori nga Pakoja Emergjente Fiskale.

“Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa: Masa 7 (100 Euro për punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe 234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€. Në ditët në vazhdim dalin pagesat e qirasë për biznese”, shkruan Bajrami. /Telegrafi/