LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit

Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, ka sulmuar personalisht gjatë ditës së djeshme drejtorin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafën. Sipas saj, bordi dhe menaxhmenti i Telekomit duhet te jë japin përgjegjësi.

Por, mësohet se prapa këtij qëndrimi të ministres Hikmete Bajrami, fshihet një problem personal. Ristrukturimi i kryer nga Agron Mustafa i’a ka zvogëluar pagën dhe gradën burrit të ministres, si dhe nga drejtor që ka qenë më herët, nga ristrukturimi i’u ulë grada dhe u bë menaxher.


Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikemete Bajrami, sulmoi dje deklarativisht gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës menaxhmentin dhe bordin e Telekomit të Kosovës, dhe kërkoi përgjegjësi për humbjen në Tribunalin e Arbitrazhit ndaj Z -Mobile, një sulm që siç merret vesh më shumë ka të bëjë me motivet personale të ministres, sesa me parimin e kërkesës së llogarisë.

Ministrja, në mbledhjen e qeverisë, tha gjithashtu se drejtuesit e Telekomit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi edhe për mosdhënjen e devidentes ndaj qeverisë së Kosovës, një fakt i paraqitur në mënyrë të shtrembër para qeverisë, për shkak se Telekomi i Kosovës ka paguar devidentën, ashtu siç e parasheh ligji.

Sulmi i ministres ndaj kësaj ndërmarrje publike, merret vesh se është bërë kryesisht për motive personale që ka ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ndaj drejtorit aktual të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Prej më pak se dy vite që ai është vendosur në këtë pozitë, burri i ministres së Tregtisë dhe Inustrisë, i cili dikur ishte Drejtor i Qendrës për Trajnime dhe Zhvillime në Telekomin e Kosovës, me ristrukturimin që është bërë, humbi titullin e Drejtorit dhe mbeti thjeshtë menaxher.

Ky ndërrim titujsh, pati edhe konsekuenca financiare, pasi rroga e burrit të ministres Bajrami, u zvogëlua për gati 300 euro, një vendim i cili duket se e ka nervozuar shumë ministren Bajrami. Një burim i joni i afët me ngjarjen, rrëfen për një presion të jashtëzakonshëm të ministres, e cila ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të përfituar personalisht, në këtë rast rritjen e gradës dhe pagën për burrin e saj, pagë e cila është rreth dy mijë euro, apo shprehur numerikisht 2000 mijë euro. ‘ Ministrja ushtroi një presion të jashtëzakonshëm, pasi edhe pozita e burrit të saj, që ishte Drejtor në Qendrën për Trjanime dhe Zhvillime u përfshi në ristrukturim.

Burri i saj humbi gati 300 euro dhe pozitën e Drejtorit. Ministrja u nervozua shumë nga ky fakt. Nuk di se çfarë është bërë më tutje”, tha një zyrtarë i lartë i afërt me ngjarjen. Ne kemi tentuar të kontaktojmë me të gjitha palët e përfshira në ngjarje, për të zbuluar arsyen e vërtetë të sulmit të ministres. Por asnjë nga palët, nuk ka pranuar të përgjigjet. Drejtori i Telekomit të Kosovës- Vala, Agron Mustafa, nuk ishte në gjendje të kthente përgjigje, edhe pse fillimisht kërkoi që pyetjet t’i dërgoheshin përmes emailit.

Ai më vonë nuk e ka hapur telefonin, njejtë siç ka vepruar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami. Përveç ministres Bajrami që u revoltua me zvogëlimin e pagës së burrit të saj, pagë e cila gjithsesi është gjigante,- Dy mijë euro dhe është zvogëluar vetëm për 300 euro, edhe burri i saj, që është menaxher i Qendrës për Trajnim dhe Zhvillim, po përdor ndikimin e gruas së vet për të përfituar sa më shumë personalisht. Krerët e Sindikatës së Telekomit të Kosovës kanë treguar për një sjellje të pahijshme të tij.

Derisa personalisht ka pagë dy mijë euro dhe përdor ndikimin qeveritar për të mos u përfshirë në ristrukturim dhe zvogëlim, nga ana tjetër, propozon ulje page për punëtorët e Telekomit të Kosovës apo Qendrës për Trajnime dhe Zhvillime. ‘ Është e pahijshme prej një personi që merr dy mijë euro, i cili reagon keq përmes gruas së vet në pozitën e një ministreje, deri duke përdorur resurset qeveritare, të propozojë ulje page për punëtorët e thjeshtë./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori