LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami priti në takim Shpend Ahmetin, diskutuan për gjendjen ekonomike

Ministrja Bajrami priti në takim Shpend Ahmetin, diskutuan për gjendjen ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në takim u diskutua për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend, me theks të veçantë për sfidat e komunave sa i përket menaxhimit të pandemisë Covi​d-19.


Ministrja Bajrami e njoftoi kryetarin Ahmeti lidhur me rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë së Financave në mbështetje të komunave dhe të gjitha organizatave buxhetore për të tejkaluar sfidat e shkaktuara si rezultat i pandemisë Codiv 19, në përputhje me politikat dhe ligjet në fuqi. /Telegrafi/