Ministria ukrainase e Mbrojtjes tallet me rusët: Kur HIMARS thotë natën e mirë, zakonisht do të thotë lamtumirë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video, ku shihet sistemit raketor amerikan HIMARS me të cilin u tallen me rusët.
Në përshkrimin e videos 20-sekondëshe, shihet lansimi i dy raketave nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore, transmeton Telegrafi.
“Kur HIMARS thotë natën e mirë, zakonisht kjo do të thotë lamtumirë”, thuhet në përshkrimin e videos.
Newsweek shkruan se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar të paktën 20 sisteme të tilla raketore (HIMARS) Ukrainës, me qëllim që të mund të mbrohen nga agresioni rus.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































