LAJMI I FUNDIT:

Ministria planifikon që ta rrisë numrin e anëtarëve në KPK nga 13 në 19 ose 21, reagime nga shoqëria civile

Ministria planifikon që ta rrisë numrin e anëtarëve në KPK nga 13 në 19 ose 21, reagime nga shoqëria civile

Ministria e Drejtësisë po planifikon me ligjin e ri për Këshillin Prokurorial, të rris numrin e anëtarëve në këtë Këshill nga 13 në 19 ose 21. Më herët, në ligjin i cili u kontestua nga Gjykata Kushtetuese, ministria kishte planifikuar që ta ulte numrin e anëtarëve të KPK-së në shtatë anëtarë. Këto ndryshime, nga ministria thonë se po i bëjnë në mënyrë që t’i adresojnë vërejtjet e Kushtetueses.

Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministria e Drejtësisë nuk ka hequr dorë nga një prej reformave më të rëndësishme të saj.


Kështu, ministria po punon për të hartuar një ligj të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

E përbërja, që ishte një prej elementeve kontestuese të Kushtetueses, pritet të ndryshoj në mënyrë drastike.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Haxhiu, tregon se do të ruhet balanci në Këshill, një element i kërkuar nga Kushtetuesja.

“Nëse shkojmë me këtë opsionin e rritjes, që është ndër opsionet më të përafërta që gjejnë mbështetjen më të madhe brenda diskutimeve tona, atëherë duhet të kemi me gjasë 19 anëtarë ose 21.”, ka thënë Nimoni.

Rritja e numrit të anëtarëve nga 13 në 19 ose 21, i duket e habitshme Vullnet Bugaqkut nga KDI.

“Paksa më duket e çuditshme rritja kaq voluminoze e numrit të anëtarëve në KPK, një precedent i paparë ndonjëherë në Kosovë… Për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është me rëndësi që të ruhet pavarësia kushtetuese e Këshillit Prokurorial. Është me rëndësi që të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve prokuror dhe anëtarëve joprokuror, në atë mënyrë që asnjëra prej grupeve të përfshira në këtë Këshill si anëtar të mos e dominojnë njëra tjetrën”, ka thënë Bugaqku.

Ministria e Drejtësisë ka organizuar deri tash konsultime me disa akterë të shoqërisë civile dhe me ambasada të huaja.

Në këto takime nuk ka marrë pjesë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“KPK deklaron se nuk është duke marrë pjesë në Grupin Punues për Ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës për shkak  se takimet e planifikuara për hartimin e draft-ligjit nuk kanë ka qenë në koordinim me KPK-në dhe nuk qenë të njoftuar me kohë për agjendat e planifikuara”, thuhet nga KPK.

Nga KPK, në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se kërkojnë që të adresohen të gjitha vërejtjet e Kushtetueses.

Genc Nimoni thotë se këtë punë janë duke e bërë.

“Të gjitha këto ne jemi duke i adresu dhe normalisht në fund drafti final do t’i adresoj të gjitha dhe do të jetë në përputhje përveç se me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e komisionit të Venecias, do të jetë në përputhje edhe me standardet kushtetuese brenda limiteve kushtetuese”, ka vijuar Nimoni.

Draft-ligji i ri pritet që së shpejti të dërgohet në qeveri për miratim./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori