LAJMI I FUNDIT:

Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi ka për synim të stimulojë aktivitetet inovative

Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi ka për synim të stimulojë aktivitetet inovative

Krijimi i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (‘MIN’) është rezultat i Platformës së Qeverisë së Republikës të Kosovës 2017-2021.

Në një komunikatë dërguar nga zyra e kryeministrit thuhet se ministri Besim Beqaj ka pranuar këtë detyrë me synim të zhvillimit ekonomik duke e fuqizuar rolin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në ekonomi.


“Ndërmarrësia kosovare ka nevojë për të kombinuar njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset me qëllim të maksimizimit ekonomik të aktivitetit ndërmarrës. Inovacionet na paraqiten si teknologji të reja, si produkte të reja, si metoda të reja të prodhimit, metoda të reja të furnizimit, gjetjeve të tregjeve të reja, sisteme të reja organizative dhe prodhuese, etj. Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të punojë ngushtë me komunitetin e teknologjisë informative (ICT), me ndërmarrësit vendorë, me asociacionet e biznesit, me universitetet, me institutet hulumtuese, si dhe ekspertë të fushave relevante”, thuhet në komunikatë.

Synimi themelor i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është të stimulojë aktivitetet inovative në Kosovë, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë efikase.

Objektivat kryesore të Ministrisë janë të orientuara në: (i) promovimin e inovacionit dhe teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit; (ii) zhvillimin e ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës; (iii) konsolidimin e fondit për ICT për përkrahje të sektorëve zhvillimor të ekonomisë; (iv) krijimi i fondit dhe përkrahja institucionale e femrave dhe të rinjve në ndërmarrësi; (v) krijimi i mekanizmave institucional kordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori