LAJMI I FUNDIT:

Ministria e turizmit në Maldive në komunikatë për media: turizmi vazhdon dhe situata mbetet e qëndrueshme

Ministria e turizmit në Maldive në komunikatë për media:  turizmi vazhdon dhe situata mbetet e qëndrueshme

As Travel është një shembull i mirë i organizimit të udhëtimeve për në ishujt Maldive.

Si një “tour operator” merr me qira ‘speedboat’ ekskluzivisht për klientët të cilët udhëtojnë me këtë agjenci në Maldive. Gjithashtu me qira merren edhe ‘Seaplane’ nga kompania TMA – Trans Maldivian Airlines dhe fluturimet operojnë në transferta nga origjina deri te destinacioni vetëm për mysafirët.

Për AS Travel siguria e klientit është shumë e rëndësishme prandaj thekson se nuk ka tregues se ngjarjet që kanë të bëjnë me situatën politike atje do të kenë ndonjë ndikim për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë perlë të natyrës, ashtu siç është Maldive.

Në një njoftim të dërguar nga Ministria e Turizmit në Maldive thuhet se atmosfera e tanishme politike në Republikën e Maldiveve nuk ka pasur ndikim në udhëtimin ndërkombëtar apo të brendshëm.

Në deklaratën më të fundit nga Ministria e Turizmit në Maldives, thuhet se të gjitha bizneset që lidhen me turizmin do të funksionojnë si zakonisht dhe situata mbetet e qëndrueshme për të vazhduar aktivitetet turistike.

Artikull i sponzorizuar