LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Tregtisë merr vendim për fillimin e hetimeve për importin e ëmbëlsirave dhe biskotave nga Serbia

Ministria e Tregtisë merr vendim për fillimin e hetimeve për importin e ëmbëlsirave dhe biskotave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari njofton se kanë marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e produkteve të ëmbëlsirave dhe biskotave.

Hajdari është shprehur se këto produkte, të importuara nga Serbia po u shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendor, shkruan Telegrafi.


“Kemi vërejtur që së fundi ka një import të shtuar nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritje të disa produkteve konditorike. Ne kemi marr vendimin për hapjen e hetimeve për importin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave dhe biskotave, të importuara nga Serbia”, tha Hajdari.

“Ky vendim vjen pas vendimit të Departamentit të Tregtisë dhe rekomandimeve nga Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importe. Në bazë të analizave preliminare, produktet e importuara nga ky shtet janë rritur në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/