Në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, gripi sezonal i shton edhe më shumë shqetësimet e personelit mjekësor, për shkak të drojës së gjendja mund të rëndohet.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke u premtuar qytetarëve se tashmë janë 165 mijë doza të vaksinave kundër gripit, që do shpërndahen në tetor.
Stafi mjekësor dhe pacientët janë të shqetësuar për faktin se po afrohet periudha e gripit sezonal, përderisa COVID-19 është ende i pranishëm dhe aktiv.
“Simptomatologjia është shumë e ngjashme ka fillua paniku edhe te pacientët edhe te stafi mjekësor, ndryshimet janë shumë të pakta ndoshta një lodhje më e madhe, dhe paraqitja e simptomave është shumë më e vrullshme te COVID sesa te gripi sezonal. I vetmi shpëtim është vaksinimi”.
Doktoresha Drita Peqani, thotë se për gripin sezonal më të rrezikuarit janë fëmijët gjë që dallon nga COVID-19, pasi që simptomat janë më të rënda.
“Te gripi sezonal janë si grupmoshë e rrezikuar janë fëmijët nën moshën 5-vjecare, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët të cilët kanë sëmundje kronike sidomos ato respiratore, me diabet, me sëmundje kardiovaskulare”, deklaroi më tej Drita Peqani.
Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit gusht, pati hapur tender për furnizim me rreth 400 mijë vaksina sezonale. Por, tenderi është anuluar për shkak të tejkalimit të çmimit. Tani procesi i tenderimit është në trajtim nga organet përkatëse ndërsa MSH thotë për Dukagjinin se janë siguruar 160 mijë doza të vaksinave.
“MSh nga buxheti i saj deri tash ka blerë për sivjet 165 000 vaksina kundër gripit sezonal, kontigjentet e para të së cilave fillojnë të shpërndahen në tetor për grupet e rrezikut (të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe shtatzënat), kurse pjesa tjetër prej rreth 350 000 të tjerave do të blihen më vonë, për shkak se tenderi aktual është anuluar nga MSH-ja pasi kompania e vetme ofertuese kishte ofruar një çmim shumë fish më të lartë se vlerat e parashikuara dhe me çmim më të lartë se vitet e kaluara”.
Qytetarët udhëzohen të kujdesen për vete duke u ushqyer shëndetshëm, duke mbajtur maskën, respektuar distancën dhe duke mbajtur higjienën personale./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme
OSBE/ODIHR: Dje u respektuan procedurat zgjedhore, në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit
135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën