LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Pritet rritja e numrit e të prekurve nga gripi

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Pritet rritja e numrit e të prekurve nga gripi

Gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm, numri i rasteve i të prekurve nga gripi do të rritet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje bëjnë thirrje deri tek qytetarët që të mos marrin ilaçe pa u konsultuar me mjekun nëse kanë simptoma të gripit.


“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundjet infektive, e përbërë nga ekspertë nga institucionet shëndetësore kompetente, po monitorojnë nga afër gjendjen me gripin në vend. Ju kujtojmë se kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë të mjaftueshme për rritjen e mundshme të numrit të rasteve të gripit, me çka pritet në këtë periudhë të vitit. Duke marrë parasysh përvojat e viteve të mëparshme, pritet një trend rritjes, veçanërisht gjatë muajit shkurt dhe mars, kur kjo sëmundje zakonisht është e pranishme me intensitet më të lartë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në lidhje me furnizimi e ilaçeve, nga atje informojnë se ka sasi të mjaftueshme të medikamentit “Tamiflu”, si dhe një numër të mjaftueshëm për dezinfektim dhe pajisjeve mbrojtëse personale./Telegrafi/