LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kryqin e Kuq: Forcimi i bashkëpunimit do të thotë përfitim për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kryqin e Kuq: Forcimi i bashkëpunimit do të thotë përfitim për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në RMV, Sait Saiti, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi i memorandumit është pjesëmarrja në fushatat e përbashkëta dhe aktivitetet parandaluese shëndetësore, forcimi i bashkëpunimit në fushën e ofrimit të ndihmës së parë dhe mbështetjes psiko-sociale.


Sipas memorandumit, të dyja palët do të zhvillojnë aktivitete që kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për dhurimin e gjakut, promovimin e aktiviteteve sociale dhe humanitare,si dhe gatishmërinë për reagim ndaj fatkeqësive.

“Ky memorandum do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit tonë me Kryqin e Kuq dhe përfitimin më të madh do ta ndjejnë qytetarët. Do të punojmë në aktivitete të ndryshme të rëndësishme që do t ‘u mundësojnë qytetarëve të marrin mbështetje dhe edukim shtesë për tema të ndryshme, duke përfshirë rëndësinë e ndihmës së parë të duhur dhe në kohë dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe jo-ngjitëse akute dhe kronike”, tha Mexhiti në takim.

Nga MSH thonë se memorandumi parashikon ngritjen e shërbimeve inovative shëndetësore dhe sociale sipas nevojave të grupeve të ndryshme të synuara të popullsisë, dhe përfshirjen e tyre në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe social.

“Dy nga aktivitetet kyçe në të cilat do të zhvillohet bashkëpunimi, të pilotuara nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shërbimi i butonit të urgjencës dhe shërbimi që ofron transport të dedikuar për personat që nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën dhe të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë në mënyrë të pavarur transportin për përdorimin e shërbimit shëndetësor, social ose tjetër administrativ, për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose vështirësive, në lëvizje të pavarur”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori