LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punëve të Brendëshme dhe UNHCR takojnë azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit

Ministria e Punëve të Brendëshme dhe UNHCR takojnë azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit

Me rastin e javës kur shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i shoqëruar nga zyrtarë të MPB-së dhe Shefi i Zyrës së UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, takuan azil-kërkuesit në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Sipas njoftimit për media, zëvendësministri Zeka tha se kjo Ditë shënohet në mbarë botën, duke shprehur solidaritetin dhe bashkë-ndjenjën me rreziqet, vështirësitë dhe problemet më të cilat ballafaqohen refugjatët në mbarë botën.


“Në këtë Ditë dëshiroj ta ndajë me ju përkushtimin e autoriteteve tona në krijimin e kushteve për azilkërkues dhe refugjatë sikurse në vendet e tjera. Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë çdo ditë se bashku me UNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera, në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azilkërkuesve dhe refugjatëve një trajtim me dinjitet dhe të drejtë”, tha zëvendësministri Zeka.

Ndërsa Shefi i Zyrës së UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, iu drejtua azil-kërkuesve të pranishëm, duke u thënë se Qendra në të cilën janë të vendosur ofron kushte shumë të mira. Po ashtu, ai tha se “njerëzit këtu janë të ndjeshëm për situatën e juaj si refugjatë dhe janë mikpritës”.

Në njoftim thuhet se drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë për Punë të Brendshme, Valon Krasniqi, ka thënë se MPB do të vazhdojë të punojë bashkë me UNHCR-në dhe partnerët e saj, që të jetë një sistem efikas të ofrimit i shërbimeve të ndihmës juridike.

Në këtë vizitë, krahas zyrtarëve nga UNHCR dhe Ministria për Punë të Brendshme, morën pjesë edhe studentë të Fakultetit Juridik, të cilët këtë vit kishin ndjekur ligjërata përkitazi me mbrojtjen ndërkombëtare për refugjatët. Studentët patën mundësinë që të vizitojnë Qendrën e Azilit dhe të bisedojnë me azil-kërkuesit.

Me këtë rast, të pranishmit mbollën fidanë në oborrin e Qendrës së Azilit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori