Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha sot gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se kanë arritur marrëveshje për pagesën e borxhit që ka kjo ministri ndaj komunës së Prishtinës e që kap shifrën 7 milionë euro, ku deri tani janë kthyer 800 mijë euro.
Reshitaj tha se çdo përgjegjësi do ta marrin me përkushtim, pasi duan të krijojnë një bashkëpunim pozitiv me komunën e Prishtinës.
“Arritëm një lloj marrëveshje sesi do të bëhet ajo pagesë më vjen keq që në të kaluarën kam trashëguar një problematik të tillë mirëpo ne jemi të gatshëm të fillojmë një bashkëpunim me një frymë të re pozitive dhe normalisht çdo përgjegjësi që kemi do ta marrim me përkushtim, kështu që ne vetëm u morëm vesh”, tha ajo.
Lidhur me këtë çështje i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti bëri të ditur se me krijimin e një plan të pagesave do të tërheqin të gjitha paditë ndaj kësaj ministrie.
“U dakorduam që në vitet e ardhshme të ketë një plan të pagesave që është i pranueshëm për të dyja palët dhe në momentin që ne e nënshkruajmë me ministrinë që do të na bëhet pagesa për këto vite me këto shuma atëherë na tërhiqemi edhe prej përmbaruesit dhe padive që i kemi bërë“, tha ai.
Ndryshe, ministrja Reshitaj tha se gjatë këtij takimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë biseduar edhe për çështje që i minimizojmë problemet për qytetarët e kryeqytetit.
Ajo bëri të ditur se projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza do të kushtojë rreth 86 milionë euro, derisa ministria që ajo udhëheq ka ndarë 3 milionë euro për këtë projekt, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro, dhe pjesë tjetër është donacion nga thesari Francës.
Me qëllim të rritjes së cilësisë së ajrit, ministrja Reshitaj tha se do të punojnë me përkushtimin për ndërtimin e unazës së brendshëm në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se takimet si ky janë me interes kur është në pyetje cilësia e jetës së qytetarëve, derisa potenconi se asnjëherë më parë nuk ka pasur përkrahje më të madhe nga qeveria se sa gjatë këtij mandati.
Ahmeti projektin për ndërtimin e unazës së brendshme e konsideroi si një projekt kapital që do të shkarkonte qendrën e qytetit dhe pritet të përfundojë në pesë vitet e ardhshme.
“Unaza e qytetit është projekti më kapital infrastrukturor në Republikën e Kosovës dhe natyrisht që komuna e Prishtinës nuk ka mundësi që ta financojë këtë vetë i gjithë projekti, i cili lidh prej rrugës së rrethi tek Gorenja për Gjilan e shkon deri në rrugën për Besianë, do ta shkarkonte shumë komunikacionin dhe do të bënte një zgjidhje tepër të mirë mendojmë se diku shuma është mbi 50 milionë euro e ndërtimit të rrugës e pastaj kemi edhe shpronësimin, i cili me laboratët e pronës do e bëjmë shumë shpejt”, tha ai. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur