LAJMI I FUNDIT:
Peja 16° clearsky_night

Ministria e Mjedisit dënon me 12 mijë euro Komunën e Pejës, për dëmet e shkaktuara në Grykën e Shushicës

Ministria e Mjedisit dënon me 12 mijë euro Komunën e Pejës, për dëmet e shkaktuara në Grykën e Shushicës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka marrë një masë ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit dhe ndaj Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike të kësaj komune.

Një gjobë në shumën prej dy mijë eurosh është shqiptuar personalisht për Muhaxherin, dhe një tjetër për Drejtorinë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara në Grykën e Shushicës.

Ky veprim nga MMPHI është bërë publik nga Jeton Raka, këshilltar i Ministrit Aliu.


“Zero tolerancë ndaj secilit që e shkel ligjin,” shprehet Raka në postim, ku po ashtu përmenden bazat ligjore të vendimit për gjobë.

Ai tha se “shkeljet flagrante që janë bërë në zonën e Parkut Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, konkretisht tek Gryka e Shushicës” i është dhënë kujdes i veçantë nga Inspektoriati i Mjedisit, ku janë konstatuar ndërhyrjet ilegale dhe dëmtimi i biodiversitetit.

Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike të Pejës i është shqiptuar një gjobë e rëndë prej 10 mijë eurove, ndërsa Muhaxherit dy mijë euro.

Vendimi vjen pasi kjo drejtori dyshohet se ka kontraktuar një ndërmarrje private për hapjen e një trase për shtrirjen e gypave të furnizimit me ujë pa lejen e nevojshme mjedisore nga MMPHI.

Aktvendimi vë në dukje “ndërhyrjet në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim të biodiversitetit”, duke theksuar se këto veprime kanë shkaktuar edhe pengim të rrjedhës normale të ujit në atë zonë.

Në trend

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Kalo në kategori