LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Sukses historik, filmi “Toka e mjaltit“ me dy nominime për Oskar

Ministria e Kulturës: Sukses historik, filmi “Toka e mjaltit“ me dy nominime për Oskar

Ministria e Kulturës përgëzoi nominimin për çmimin oskar të dokumentarit nga Maqedonia ‘Toka e mjaltit’.

“Ky është filmi i parë prej Maqedonie me dy nominime për Oskar, duke bërë që filmi “Toka e mjaltit” të shkruajë histori”, shprehen nga Ministria e Kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Filmi “Honeyland” nga Maqedonia me dy nominime për çmimin “Oskar”
Lexo po ashtu Filmi “Honeyland” nga Maqedonia me dy nominime për çmimin “Oskar”

Ndryshe, kjo është hera e parë në kinematografinë e Maqedonisë, që një film të futet në listën e dy kategorive: – film më i mirë i huaj; – dokumentari më i mirë.

Realizuesit e këtij filmi shprehen të kënaqur që Akademia Amerikane e ka përfshirë në listën e nominimeve për çmimin “Oskar”. Ata thonë se kjo është hera e parë që një film dokumentar të nominohet në dy kategori.

Ndarja e nëntëdhjetë e dytë e Oskarëve është caktuar më 10 shkurt në Teatrin “Dolbi” në Holivud./Telegrafi/