LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Komisionet do t’i rishikojnë ankesat për programin vjetor

Ministria e Kulturës: Komisionet do t’i rishikojnë ankesat për programin vjetor

Vlerësojmë se komisionet e kanë kryer mirë punën e tyre në procesin e vendimmarrjes, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat kufizuese, por i pranojmë vërejtjet e opinionit. Komisionet do t’i rishikojnë vendimet e tyre në lidhje me vërejtjet më relevante. Lëshimet teknike do të korrigjohen menjëherë, ndërsa një pjesë e parashtresave të tjera përmes procedurës së ankimimit, kumtoi Ministria e Kulturës AIM pas reagimeve të shumta ndaj Programit Vjetor të shpallur për vitin 2018.

Ministria i inkurajon të gjithë aplikuesit të parashtrojnë kërkesa nëse vlerësojnë se kanë qenë të padrejta dhe thotë se u garanton procedurë korrekte dhe të shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Procedura për dorëzimin e vendimeve ka filluar. Procedura ankimuese për ato që do të parashtrojnë ankesa fillon nga dita e pranimit të vendimit dhe zgjat 15-të ditë, ndërsa ankesa dorëzohet në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune të shkallës së dytë.

Sa i përket reagimit të sotëm të Filarmonisë së Maqedonisë, Ministria u përgjigj se nuk bëhet fjalë për projekt që nuk ekziston, por se ka gabime teknike gjatë aplikimit me programin e vjetër të ish-drejtoreshës së Filarmonisë, dhe ushtruesit të detyrës drejtor Vikotr Ilieski. Thekson edhe se kjo ankesë do të shqyrtohet hollësisht njëjtë si edhe të gjitha të tjerat të parapara sipas Ligjit dhe të cilat do të arrijnë te Komisionet.

Tre anëtarë të komisioneve për të cilët kishte ankesa për konflikt të mundshëm të interesave, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në këto komisione, e tërhoqën pjesëmarrjen në projekte.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori