LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme izraelite përshkruan “çmimin fillestar” që duhet ta paguajë Irani pas sulmit

Ministria e Jashtme izraelite përshkruan “çmimin fillestar” që duhet ta paguajë Irani pas sulmit

Ministria e Jashtme izraelite ka përshkruar “çmimin fillestar” që sipas saj duhet ta paguajë Irani për sulmin ndaj Izraelit.

Garda Revolucionare iraniane duhet të njihet si organizatë terroriste, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat.

Sipas Haiat, ndaj Iranit duhet të vendosen “sanksione të dhimbshme”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


“Izraeli ka të drejtë të mbrohet përballë sulmit masiv të Iranit. Ai u mbrojt me sukses kundër agresionit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ministrisë izraelite.

Ndryshe, sulmi i Iranit sikurse veprimet e shtetit rus thuhet se po vënë në rrezik paqen botërore.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore”, shtoi ministria.

Siç raportohet, edhe pse shteti iranian ka sulmuar me një numër të madh të dronëve, IDF izraelite ka arritur “të kap” 99 për qind të tyre.

Vetëm “një numër i vogël” i dronëve kanë prekur territorin izraelit dhe kanë shkaktuar dëme të lehta strukturore.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i amerikanëve të cilët kanë përgjuar më shumë se 70 dronë dhe të paktën tri raketa balistike në përpjekje për t’u përfshirë në mbrojtjen e Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori