LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë mbështet industrinë FinTech për nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes inovacioneve teknologjike

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë mbështet industrinë FinTech për nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes inovacioneve teknologjike

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës, Venhar Hana, të Premten ka takuar ministrin në detyrë të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala.

Në takim, Hana informoi ministrin Shala për zhvillimin e sektorit financiar jobankar në Kosovë, si dhe trendin e zhvillimit të këtij sektori në përgjithësi.

”Ky zhvillim i shpejtë i sektorit mundëson krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e transparencës dhe nivelin e përfshirjes financiare në vend. Kompanitë e FinTech dhe përfaqësuesit e këtij sektori theksojnë nevojën për edukim financiar të konsumatorëve si dhe dhënien e kontributit më të madh të industrisë në këtë çështje”, tha Hana.

Ndërsa, ministri në detyrë i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka njoftuar drejtorin Hana për prioritetet dhe objektivat e ministrisë të cilën e drejton, duke theksuar se çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve, që siguron gjithëpërfshirje financiare dhe krijon punësim dhe zhvillim ekonomik duke përdorur kapacitetet njerëzore dhe teknologjike, do të ketë mbështetjen e ministrisë. /Telegrafi/