LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, në disa prej tyre ka pasur intervenime

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, në disa prej tyre ka pasur intervenime

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe po mirëmbahen nga operatorët ekonomik të kontraktuar.

Intervenime ka pas në largimin e erodimeve sidomos në viset malore, kompanitë kanë intervenuar me pastrim dhe hedhje kripe.


Në rajonin e Gjakovës gjendja e rrugëve është e mirë. Gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe është intervenuar me kripë ku ka pasur nevojë.

Autoudha R6, Doganaj – Hani i Elezit, si dhe regjioni i Ferizajt janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Në rajonin e Gjilanit 1, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas lagështira në rrugë dhe është hedhur kripë sipas nevojës. Ndërsa, Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut.

Ndërsa në regjionin e Prizrenit, intervenime me kripë kishte në drejtimin Prizren – Caralevë.

Në auto-udhën A7, drejtimi Suharekë – Morinë dhe në drejtimin Suharekë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë.

Në rrugën Pejë – Bogë dhe Deçan – Kozhnjer ka reshje të lehta të borës. Në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje kanë qenë temperatura mjaft të ulëta dhe si rrjedhojë bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët e regjionit Peja 1. Ndërsa në Peja 2, nuk kishte intervenime dhe rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Për shkak të temperaturave nën zero është intervenuar me kripë e rërë në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1, si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Pas paraqitjes së plasaritjeve gjegjësisht deformimeve në rrugën nacionale N2 segmenti rrugor në dalje te Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica sipas kërkesës dhe rekomandimeve me datë: 05.01.2021 në ora 04:00 të mëngjesit është bërë mbyllja e daljes se Autoudhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë – Prishtinë.

Automjetet të cilat vijnë nga Autoudha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës duhet të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë – Mitrovicë dhe të shfrytëzohet rreth rrotullimi në fshatin Mazgit (rreth rrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas të vazhdojnë në drejtim të Prishtinës.

Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me mirëmbajtjen e rrugëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori