Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës njofton se ka pasur intervenime në disa rrugë të Kosovës.
Sipas MI-së, në rajonin e Gjilanit 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Ndërsa në Gjilan 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut në rrugën Shipashnicë e Epërme Desivojcë në kilometrat 55-60. Ndërsa rrugën Kamenicë – Strezoc është shembur ura, po punohet për zgjidhje alternative.
Rruga nacionale N9, Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli sot janë liruar dy shirita për qarkullimin e automjeteve.
Ne rrugën rajonale R220 drejtimi Prilluzhe – Vushtrri, lumi Sitnica ka dal nga shtrati dhe pjesa e rrugës Prilluzhe – Mihaliq është e mbyllur për komunikacion.
Gjithashtu edhe tek Prizreni 2 është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët R115 Prizren – Prevallë, R113 Zhur – Dragash – Restelicë, R114 Dragash – Brod.
Për shkak të temperaturave nën zero (-3) u intervenua në hedhje kripe e rërë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.
Për shkak të temperaturave nen zero, në auto-udha R6 Doganaj – Hani i Elezit, është intervenuar me hedhje kripe si preventivë për parandalimin e krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.
Po ashtu në Peja 1, në rrugën N9 Pejë – Klinë bëhet pastrimi e kanaleve anësore sepse pas vërshimeve ka pasur erodime dhe mbyllje të kanaleve. Po ashtu, në kilometrin e 18 të rrugës Pejë -Kuqishtë kujdestarohet 24 orë për shkak të reshjeve ka erodime dhe rrëshqitje të dheut, dhe po intervenohet me eskavator në largim të materialit. Gjithashtu në rrugën R108 Deçan – Kozhnjer bëhet largimi i erodimeve.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Lusim qytetarët që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën