LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave e gatshme për bashkëpunim me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës për zhvillimin ekonomik

Ministria e Financave e gatshme për bashkëpunim me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës për zhvillimin ekonomik

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës – MFK  Petrit Selimin dhe drejtoreshën e Fondacionit të Mileniumit për Kosovë Sarah Olmstead me të cilët diskutuan për rëndësinë që ka ky fondacion për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës si dhe për rritjen e bashkëpunimit në implementimin e projekteve të përbashkëta.

Bajrami gjatë takimit i njoftoi mysafirët me punën dhe me planin e Qeverisë së Kosovës sa i përket zhvillimit ekonomik.

Ajo, po ashtu shprehu gatishmërinë e saj dhe institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me MFK-në me qëllim të zhvillimin ekonomik të vendit.

Në anën tjetër, Selimi, bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit ‘Threshold’ në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, agjenci e pavarur e SHBA-së e cila ndihmon në luftën kundër varfërisë globale.

Ndërsa, në Kosovë synon të zhvillojë projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. /Telegrafi/