LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje

Ministria e Financave dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje

​Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje.

Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë për financimin e projektit të konkurueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve  në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.