Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka vendosur që të shtyjë shërbimet turistike në Kosovë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Përmes një vendimi, MEPTINIS urdhëron bizneset që personave që kanë rezervuar pushimet në Kosovë t’ua mundësojnë shtyrjen e tyre dhe zëvendësimin e “paketave turistike” me të cilësisë së njëjtë.
“Urdhërohen subjektet turistike që, përmes kuponëve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlesfshme, t’u mundësojnë: 1. shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara ose të rezervuara të turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19; dhe 2. zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njëjtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve u janë anuluar paketat turistike për shkak të pandemisë COVID-19, dhe nëse paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim”, thuhet në vendim.
Lidhur me këtë, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti tha për Telegrafin se, ky vendim do ta mbroj klientin dhe do ta mbroj biznesin për tejkalimin e situatës së pandemisë së COVID-19.
“Duke marr parasysh që shumë vende kanë marr iniciativë për ruajtjen e konsumatorit edhe biznesin në këtë rast, atëherë ne kërkesën tonë e kemi drejtuar te ministria ku kemi kërkuar ta mbrojmë konsumatorin në këtë rast, i cili e ka paguar një rezervim turistik më një datë të caktuar dhe ky rezervim për shkak të pandemisë apo mbylljes së kufirit nuk po ndodh, atëherë bizneset e këtij sektori t’i ndalin në ndihmë klientëve”, tha Hoti.
Ai shtoi se ata klientë që dëshirojnë t’i kthehen paratë, sipas tij, duhet të merren vesh pronari me klientin.
“Me këtë vendim janë shtyrë pagesat, atëherë nëse pajtohemi me pronarin e agjencisë turistike që mos të kthehen paratë por që të jepet ai dokument që është i vlefshëm që ta shfrytëzon kur të dëshiron deri më 31 dhjetor 2021. Atyre klientëve që dëshirojnë t’i kthehen paratë, atëherë kompania pas taksave duhet t’i kthej paratë, se fundi i fundit është paraja e klientit”, shtoi ai.
Për sa i përket ndikimit të pandemisë së COVID-19 në sektorin e turizmit, Hoti tha dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Është e vështirë që në këtë kohë, duke e pasur parasysh ende disa biznese janë të mbyllura, disa janë hapur pjesërisht e disa po presin të hapen, pra nuk kemi mundësi ta dimë se sa janë dëmet. Humbjet janë mjaftë të mëdha, sepse sektorin e ka prekur qysh në fillim”, përfundoi Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Linjë e re inovative e probiotikëve - Vitalia

Inovacion në dizajnin e dritareve - sistemi modular 'Elegant' nga Deceuninck

40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

A mundesh me thy bankën?

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë