LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë: Shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të ‘Trepçës’, vendim i pavarur i bordit

Ministria e Ekonomisë: Shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të ‘Trepçës’, vendim i pavarur i bordit

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) njofton se Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kombinatit “Trepça”, Basri Ibrahimin.

Sipas MEPTINIS-it, dorëheqja e tij ka qenë kërkesë e Këshillit Grevist të minatorëve, që janë hedhur në grevë për shkak të vonesës së pagave.


“Menaxhmenti i ndërmarrjes nuk ka raportuar siç kërkohet për subvencionet e mëparshme, për të siguruar se mjetet janë ndarë sipas marrëveshjes dhe pa diskriminim – si për minatorët në Leposaviq, ashtu për minatorët në Stantërg e në Artanë. Kjo situatë ka detyruar zyrtarët të hetojnë çështjen në hollësi, por nuk ka shkaktuar vonesa të tilla sa për t’u bërë shkas i pakënaqësisë së minatorëve”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS-it.

Të mërkurën, Ibrahimit në një konfirmim për Telegrafin, vendimin për shkarkimin e tij e ka quajtur politik dhe arbitrar.

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i kombinatit 'Trepça', Basri Ibrahimi
Lexo po ashtu Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i kombinatit 'Trepça', Basri Ibrahimi

“Kam vendimin, krejt joligjor, arbitrar e as këshillë juridike, ku në kohën e Albin Kurtit njerëzit që shkarkohen nuk kanë të drejtët të ankohen, sepse nuk jep këshillë juridike”, kishte thënë ai. /Telegrafi/