LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare

Ministria e Drejtësisë: Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare

Ministria e Drejtësisë në RMV njofton se propozim-ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përpunimi i këtij ligji ishte gjithëpërfshirës, ​​me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijë, UNICEF-it dhe organizatave joqeveritare.


“Grupi punues për përgatitjen e Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në procesin e konsultimeve me palët e interesuara i kushtoi vëmendje të veçantë rekomandimeve për përmirësimin e kornizës legjislative për drejtësi për fëmijë të hartuara nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Me zgjidhjet e propozuara është bërë një hap i rëndësishëm përpara duke përcaktuar interesin më të mirë të fëmijës, ndërsa pritet që roli i qendrave të punës sociale në zbatimin e drejtësisë restauruese, pra procedurave jashtëgjyqësore, për një veprim të një fëmije, i cili veprim me ligj është parashikuar si vepër penale apo kundërvajtje, do të rritet mbrojtja e fëmijëve viktima nga viktimizimi dytësor në pajtim me standardet evropiane”.

“Veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet e propozuara në nenet 97 dhe 98, në të cilat është transponuar Direktiva e Parlamentit Evropian për masat mbrojtëse procedurale për fëmijët që janë të dyshuar ose janë të akuzuar në procedurë penale dhe të njëjtat rregullojnë të drejtën e fëmijës në udhëzim për të drejtat dhe të drejtën për t’u shoqëruar nga prindi/kujdestari gjatë hetimit para organit që udhëheq procedurën ose nga një person tjetër të moshës madhore i përcaktuar nga fëmija”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjithashtu shtojnë se do të riafirmohet sistemi i specializimit të subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët, me çka punëtorët profesionistë në qendrat e punës sociale, gjyqtarët, prokurorët publikë, avokatët dhe ndërmjetësit duhet të ndjekin trajnime të specializuara për të drejtat e fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve, të paktën pesë ditë gjatë vitit, në vend ose jashtë vendit.

“Si Ministër i Drejtësisë, e riafirmoj angazhimin prioritar të Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e mëtejshëm të plotë dhe faktik të interesit më të mirë të fëmijës nëpërmjet drejtësisë sipas fëmijëve, si parim bazë i Konventës për të Drejtat e Fëmijës”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori