LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi 3 rregullore dhe hapi procedurë për 8 rregullore

Ministria e Drejtësisë: Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi 3 rregullore dhe hapi procedurë për 8 rregullore

Ministria e Drejtësisë njofton se nga 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve.

“Në lidhje me 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuar nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”.


Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 8 rregulloreve për të cilat janë paraqitur iniciativa dhe në të cilat gjykata ka gjykuar se “është tejkaluar afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka shtrohet çështja e kushtetutshmërisë së këtyre rregulloreve, përkatësisht përputhshmërisë së tyre me nenin 52 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori