Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e fshatit Drenoc të Komunës së Prishtinës, të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut që mbretëruan në vend.

Gjatë kësaj vizite, Mustafa, ka parë nga afër gjendjen e bujqve, të cilët kanë pësuar dëme në veprimtaritë e tyre bujqësore.

Ai i ka njoftuar fermerët, se do të angazhohet që t’i kompensojnë dëmet e këtyre bujqve brenda mundësive buxhetore të MBPZHR-së, e gjitha kjo bazuar në listat e përpiluara nga komisionet komunale.

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për grante për fermerët Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për grante për fermerët

Po ashtu, MBPZHR ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti. /Telegrafi/

Reklama
Reklama