LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku takoi Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Ministri Zharku takoi Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim kryesuesin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Arsim Berisha dhe anëtarë të tjerë.

Ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit për përzgjedhjen e tij si kryesues i bordit të ARH-së dhe shprehu përkrahjen e tij të plotë.


“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë institucional, në mënyrë që të zhvillojmë infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës deri në funksionalizimin e tyre të plotë”, tha ministri Zharku.

Në këtë takim u diskutua për procesin e ndryshimit të ligjit mbi Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin që kanë Hekurudhat e Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/