LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Tregtisë eliminon mundësitë e manipulimit me flamuj të origjinës së produkteve

Ministri i Tregtisë eliminon mundësitë e manipulimit me flamuj të origjinës së produkteve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka ndryshuar sot udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës.

MTI ka njoftuar se ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt.


“Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit. Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit”, thuhet në njoftim.