LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tajani: Gjest pozitiv shtyrja e shqiptimit të gjobave për 48 orë nga ana e Kosovës, Italia e gatshme të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje

Ministri Tajani: Gjest pozitiv shtyrja e shqiptimit të gjobave për 48 orë nga ana e Kosovës, Italia e gatshme të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani pas një takimi me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, ka thënë se e sheh si gjest pozitiv vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e shqiptimit të gjobave për veturat me targa ilegale, për 48 orë.

Tajani shtoi se Italia është e gatshme të mbështes të dyja palët për gjetjen e një zgjidhje.


“Ne jemi të angazhuar për ta mbështetur paqen , qëllimi ynë është që ti zgjidhim problemet dhe që në këtë pjesë të Ballkanit të kthehet prosperiteti, të kthehet rritja ekonomike dhe mirëqenia qytetare. Kjo nuk është një vizitë e rastësishme. Dua që të jetë një mesazh që ne jemi këtu në dispozicionin tuaj për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh ministri i Jashtëm italian.

Ministri Tajani më tej shtoi se në Prishtinë mori një mesazh për gatishmëri për të dialoguar.

“Në Prishtinë e kam marrë një mesazh për gatishmëri për dialog, e kemi vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë për 48 orë shqiptimin e gjobave për targa. Asnjëherë nuk kam thënë që Kosova nuk është e gatshme të dialogoj, unë kam thënë që të dyja palët kanë dhënë sinjal të gatishmërisë për dialog. Kjo është ajo që mua më është thënë. Do të ishte dëshpëruese nëse nuk do të kishte mosgatishmëri për dialog nga të dyja palët”, tha Tajani, duke shtuar se e ka konsideruar shumë pozitiv vendimin që Kosova ka vendosur të pres edhe 48 orë.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Foto: Rdivan Slivova

Tajani ka thënë se nuk duhet krijuar probleme të reja në Ballkan pasi ka vuajtur mjaft, derisa ka theksuar se “jemi duke menduar të organizojmë në Romë një ngjarje që i kushtohet Ballkanit, e ku do të ftojmë të gjithë liderët e Ballkanit në këtë takim”

E ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.

“Me ministrin biseduam rreth përparimit të Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. Biseduam rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mos përsëriten”, tha Gërvalla.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Brendshëm, Guido Crosetto, kanë arritur sot gjatë ditës në Kosovë.

Delegacioni italian pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori