LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri: Zbatimi efikas i ligjeve, fokusi i radhës për sektorin e drejtësisë

Ministri Tahiri: Zbatimi efikas i ligjeve, fokusi i radhës për sektorin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e bordit të projektit të UNDP-së “Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Ky projekt, sipas ministrit Tahiri, ka ndihmuar me ekspertizën e tyre dhe mbështetjen direkte në analizat dhe konceptet e reja që shoqërojnë zbatimin sa më efikas të ligjeve të sektorit të drejtësisë që janë aprovuar së fundmi.


“Jam i lumtur që reformat e ndërmarra nga ana jonë, si në drejtësinë penale, ashtu edhe në legjislacionin që mundëson qasje më efikase në realizimin e të drejtave ligjore të qytetarëve tanë, kanë gjetur dhe po gjejnë mbështetje të fuqishme prej partnerëve zhvillimor, me këtë rast UNDP-së dhe Mbretërisë së Norvegjisë. Jemi falënderues ndaj taksapaguesve norvegjez për këtë mbështetje dhe do bëjmë përpjekje maksimale që përpjekjet tona të përbashkëta të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e qytetareve të Republikës së Kosovës me sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Fokusi ynë i deritanishëm për reformat legjislative, do të përcillet ngushtë me koordinimin dhe mbështetjen ndër institucionale me qëllim të zbatimit sa më efikas të tyre”, tha ministri Tahiri.

Përmes këtij partneriteti, UNDP dhe Ambasada Norvegjeze janë duke ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e masave të “Drejtësisë 2020” dhe në analizën e të dhënave që dalin në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Reformat e ndërmarra, sipas ministrit Tahiri, po mundësojnë krijimin e një sistemi modern, që do të karakterizohet nga efikasiteti, transparenca, llogaridhënia dhe qasja më e lehtë në drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori